Saelemaekers nuk i del inati për penalltinë e Atletico-s dhe kthehet te debutimi: “Milani i Liverpulit nuk ishte real, ja pse…”

Alexis Saelemaekers mbërriti në Milano në majë të gishtave dhe si objekt misterioz por me kalimin e kohës fitoi fanellën e titullarit. Për Stefano Piolin belgu është një element shumë i rëndësishëm.

I intervistuar nga Sportmediaset, ish-lojtari i Anderleht u pyet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që humbi kundër Atletico Madrid në San Siro:

“Ne dhamë gjithçka në fushë, ishim të përgatitur për atë ndeshje, por futbolli është i tillë. Nuk mund të fitosh gjithmonë. Nuk kishte asnjë penallti sipas meje, por ne duhet të respektojmë zgjedhjen e gjyqtarit. Tani le të shohim ndeshjen tjetër kundër Atalantës “.

Saelemaekers thekson se Milani është rritur nga debutimi i tyre në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit në ndeshjen tjetër kundër Atletico Madrid: “Ne kemi parë tashmë ndryshimin midis ndeshjeve të para dhe të dyta të Ligës së Kampionëve. Ne rritemi ngadalë. Ndoshta në Liverpul ishim pak nervozë, sepse ishte ndeshja e pare per shumë lojtarë…

Por ne e pamë Milanin e vërtetë në fillim të ndeshjes së dytë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë kështu. Kemi nevojë për qetësi, duhet të dëgjojme atë që trajneri na thotë sepse është e rëndësishme”.

Punë, punë, punë. Milani nuk ka kohë të ndiejë keqardhje për atë që ndodhi kundër skuadrës së Diego Simeones, duhet të shihet përpara dhe gjithmonë të jepet më e mira.

Të Dielën do të ketë një ndeshje shumë të vështirë kundër Atalanta në Bergamo. Qëllimi është të arrihet një rezultat pozitiv në një nga ndeshjet më të komplikuara jashtë në Serie A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu