Saelemaekers nuk i del inati me arbitrin e ndeshjes: Nuk e kuptova pse nuk shkoi vetë ta shihte?!

Alexis Saelemaekers, i intervistuar nga RTFB pas ndeshjes Manchester United-Milan, komentoi barazimin në Old Trafford: “Ne kemi punuar aq shumë në presion agresiv si na tha të bënim trajneri dhe e zbatuam atë mirë.

Ishte keqardhje e madhe që nuk fituam ndeshjen, por ne jemi akoma të kënaqur me barazimin, i cili ishte i merituar.

Photo LaPresse – Spada March 11, 2021 Manchester England Soccer A.C. Milan- Stagione 2020-2021 – Europa League Ottavi di finale Manchester United, ManU vs Ac Milan In the pic: Alexis Saelemaekers PUBLICATIONxNOTxINxITAxFRAxCHN Copyright: xSpada/LaPressex

Goli i refuzuar nga Kessie? Nga pozicioni im ishte e vështirë të kuptoja se në cilën pjesë të trupit shkonte topi, sepse unë isha pas tij.

Sidoqoftë, në pushim e pyeta Franck nëse ai e kishte prekur me dorë dhe m’u betua se nuk e kishte bërë dhe nuk kam asnjë arsye që të mos e besoj.

Na vjen keq që ai gol nuk u vlerësua gjithashtu sepse arbitri nuk shkoi ta shihte në Var, por ne duhet të luajmë pavarësisht episodeve dhe të bëjmë tonën në fushë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu