Saelemaekers: Me Ibrahimovic ndryshe puna… Ja çfarë më kërkon trajneri Pioli!

Mes futbollistëve të cilëve Stefano Pioli i kërkon punë shtesë dhe që të japin më të mirën e tyre në fushë është padiskutim Alexis Saelmaekers, i cili duket se po përshtatet totalisht me kuqezinjtë.

I ardhur në janar të këtij viti nga Anderlecht me formulën e huazimit dhe pasi Milani në qershor vendosi të blejë kartonin e lojtarit, belgu është grumbulluar edhe nga kombëtarja e madhe.

Autor i golit të tij të parë në Kupat e Europës me fanelën kuqezi (ndaj Rio Ave), belgu foli për “Sportmediaset” duke mos harruar rëndësinë që Ibrahimovic ka për këtë grup.

“E rëndësishme është gjithmonë që një sulmues të luajë për ekipin por edhe të shënojë, trajneri gjithashtu më kërkon që të jem konkret në stërvitje. Po mundohem të bëj maksimumin dhe dua të rritem ende”.

Sa i përket Ibrahimovic, Saelemaekers u shpreh: “Pas ndeshjes ai na dërgoi një mesazh. Zlatan është shumë i rëndësishëm për këtë ekip, ai është një legjendë, të luash pa të nuk është e njëjta gjë si të luash me të”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu