Saelemaekers: “Lokonga e kam ftuar të vijë te Milani, me Lukakun nuk dal dot për darkë! Më befasoi Ronaldo kur biseduam…”

Për mikrofonat e Eleven Sports Belgjikë, Alexis Saelemaekers foli gjatë për sezonin e sapombyllur, por edhe të ardhmen, duke u ndalur te thirrja për talentin e Anderlecht…

Po flasim për Sambi Lokonga: “Ai është vëllai im në futboll. Ai di gjithçka për mua dhe unë di gjithçka për të. Lokonga te Milani? Unë i thashë të vinte. Tani është vendimi i tij”.

Mbi Lukaku: “Në një farë mënyre ai është armiku im më i keq. Por në të njëjtën kohë ai është një nga miqtë e mi më të mirë në Milano.

Ne nuk mund të dalim së bashku sepse në Milano futbolli është si një fe. Nëse tifozët do të na shihnin së bashku ata do të zemërohen. Lukaku është një person i bukur dhe një lojtar i shkëlqyeshëm”.

Për Cristiano Ronaldon: “Në ndeshjen time të dytë ose të tretë në Milano, ai më përqafoi. Ai është një nga idhujt me të cilët jam rritur.

Nuk më njihte, por dëgjoi për transferimin tim në Milano dhe më përgëzoi për këtë. Kurrë nuk do të mendonit se një lojtar i tillë mund të ishte kaq i përulur. Është e pabesueshme”.

Për Jérémy Doku te Rennes: “Nuk kam pasur kohë ta njoh shumë mirë. Por ai është një talent i jashtëzakonshëm. Mbaj mend stërvitjen e tij të parë me ekipin e parë në Anderlecht. Jam i lumtur qe eshte therritur te kombetarja”.

Brugge: “Është një kundërshtar i mundshëm në Ligën e Kampionëve të ardhshme. Ata ishin kampionate të padiskutueshëm në Belgjikë, ishin shumë të fortë. Ata kanë shumë talente. Shpresoj që Anderlecht të garojë me ta sezonin e ardhshëm”.

Për Neerpede (qendra sportive Anderlecht): “Këtu filloi gjithçka. Është gjithmonë një kënaqësi të shoh lojtarët e rinj të Anderlecht duke luajtur. Mbaj mend kur isha në ekipet e të rinjve dhe profesionistët mund të vinin të na shikonin të luanim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu