Saelemaekers ia dedikon fitoren trajnerit Pioli dhe shton: Ishte dhe një penalltia ndaj meje…

I papërmbajtshëm në fushë, një ndër më të mirët. Një motor i vërtetë. Alexis Saelemaekers, që është rikuperuar në kohë për ndeshjen Milan-Fiorentina, ka qenë vazhdimisht një problem për Fiorentina, aq sa detyroi lojtarët vjollcë shpesh t’i bënin edhe faulla dhe të merrnin kartonë të verdhë.

Një mes tyre është edhe penalltia e fituar nga belgu, të cilën e shndërroi në gol Kessie. Jo vetëm kaq, por edhe në disa momente ishte një shigjetë.

Në fund të ndeshjes, belgu foli për “DAZN” mbi këtë fitore dhe madje tha edhe se ishte një tjetër penallti që nuk u vërshëllye aspak…

Për fitoren dhe për Piolin: “Është një moment i bukur, për trajnerin është një periudhë e vështirë, kemi luajtur dhe kemi fituar edhe për të. Ne jemi të gjithë të lumtur”.

Në momentin personal: “Klubi dhe trajneri më japin besim, unë bëj vetëm punën që trajneri kërkon nga unë gjatë stërvitjes. Unë jam i kënaqur me atë që mund të bëj në fushë”.

Për penalltinë e pretenduar në pjesën e dytë: “Për mua ishte edhe një penallti, por nuk e pashë videon e përsëritje”. Belgu e ka për rastin kur Amrabat e shtyu me duar brenda zone.

“Ne punojmë shumë, ne jemi të kënaqur me atë që mund të bëjmë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu