“Saelemaekers është një bastard i aftë! Nuk lodhet kurrë. Gabimet e shpeshta? Jo faji i këmbëve…”

Të enjten e shkuar, Alexis Saelemaekers jetoi një ëndërr duke debutuar me ekipin e parë të Belgjikës, një dëshirë që ndiqte që kur vishte fanelën e “Djajve” te moshat…

Por u desh pikërisht vazhdimësia dhe transferimi te “Djalli” për të shkuar të “Djajtë” e mëdhenj… Milani ishte kartvizita më e bukur për trajnerin Martinez, që e hodhi në fushë titullar në miqësoren ndaj Bregut të Fildishtë, teksa 21-vjeçari u shpall Lojtari më i Mirë i Ndeshjes.

Një vlerësim që është fryt i punës dhe që shpjegohet edhe nga ish-futbollisti i Belgjikës Gert Verheyen, i cili e ka stërvitur te U-19 e Belgjikë!

“Është një bastard i aftë! Një punëtor i paepur: në stërvitje jep gjithçka që ka në trup. Ja pse po ecën dhe po funksionon në fushë. Ka shtyrje të madhe dhe nuk lodhet”.

Por, si shpjegohet difekti që humbet shumë herë topin: “Nuk e bën sepse nuk ka teknikë, pra nuk e kanë fajin këmbët e Alexis, por koka e tij! Eshtë shumë i trazuar me mendime në kokë dhe mundohet të zgjedhë më të mirin duke gabuar shpesh”.

“Nëse do të vazhdojë të luajë dhe te Milani, do të rritet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu