Saelemaekers bën merkaton e Milanit: Mister Piolit i dhashë një emër, e kam shok!

Në intervistën e gjatë të dhënë për “La Dernière Heure”, mes shumë temave për të cilat ka folur, Alexis Saelemaekers, u ndal edhe te merkato kuqezi dhe mesfushori i qendrës që luan te Anderlecht.

Alexis e njeh mjaft mirë dhe bëhet fjalë për Albert Sambi Lokonga, mesfushor qendror i lindur në vitin 1999 dhe që luan te Anderlecht, i ndjekur me interes nga Milani:

“Kam biseduar disa herë për të me trajnerin Pioli dhe mendoj se ai tani është gati të luajë në një klub të madh si Milani.

Do të ishte mrekullueshme nëse do të mund të vinte këtu. Alberti ka cilësitë për të shkuar në klubet më të mëdha në botë”.

Më pas, Saelemaekers u ndal te shitja e tij: “Kur më shiti, Anderlecht u gëzua pasi fitoi shumë para për një rezervë, por sot janë penduar sepse mund të kishin fituar më shumë. Megjithatë, janë të lumtur për mua”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu