Sacchi këshillon Milanin: Ekziston vetëm një sekret për të arritur majën! Ibra? Nuk është normal!

Mund të bëhet. Arrigo Sacchi, i intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, foli për sezonin e deritanishëm dhe atë në vazhdim sa i përket ecurisë së Milanit dhe pritshmërisë.

Edhe pse trajneri Stefano Pioli nuk “hapet” shumë duke mbajtur profil modest dhe duke vendosur objektivin Champions si kryesorin për të qenë më pas “outsider”, pra një ekip që mund të futet në garë edhe për më shumë në bazë të ecurisë, për mjeshtrin e madh kuqezinjtë mund të kenë më shumë ambicje.

“Ekziston vetëm një sekret për të arritur në vijën e finishit: të besosh në veten tënde, në lojë dhe në punën që po bën.

Milani mund ta bëjë këtë dhe të synojë fitimin e Scudettos, në këtë kampionat të çuditshëm, por djemtë e Piolit duhet të jenë edhe më të sigurt, më të paskrupullt, më bujarë.

Il Milan e il paradosso Pioli: i rossoneri volano, il tecnico è a tempo |  Goal.com

Vetëm në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje të kapërcejnë konkurrencën e kundërshtarëve që tani, ndoshta, po dremitin, por herët a vonë ata do të zgjohen”.

GRUPI – “Unë e them përsëri. Milani ka mjetet për të luftuar për titullin me një kusht: që ata të synojnë për grupin dhe jo për individin.

Nëse ata duan – dhe pasi Pioli është një trajner i mirë dhe inteligjent – unë jam i sigurt se do të mbërrijnë rezultatet, në fushë do të ketë bashkëpunim më të madh midis lojtarëve, do të ketë lëvizje sinkrone, ekipi do të jetë më i shkurtër dhe shtypja mund të zbatohet në mënyrë më efektive.

Gjëja e rëndësishme është që i gjithë grupi ta kuptojnë se loja është thelbësore, nuk ka asgjë mbi lojë dhe vetëm përmes saj mund të arrihet suksesi”.

IBRAHIMOVIC – “Një kampion i vërtetë. Një shembull autentik. A e patë çfarë bëri ai kundër Verona? Goditi penalltinë shumë keq, një njeri normal mund të ishte në depresion, por ai u ngarkua edhe më shumë me përgjegjësi dhe barazimin shkoi ta merrte me dhëmbë.

Ai ka një personalitet të çmendur, ndonjëherë duhet ta mbajë atë nën kontroll.

Nuk ka pse të jetë shumë kërkues me shokët e tij të skuadrës dhe t’i qortojë nëse humbasin një pasim.

Ndonjëherë një përkëdhelje është më e mirë se një goditje. Por unë shoh që të tjerët e konsiderojnë si farin e tyre dhe ndriçohen ndaj kjo është e rëndësishme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu