Sacchi zbërthen Inter-Milan: Ekipi i Piolit befasoi mbrojtjen zikaltër dhe u mbështet te fenomeni Ibra

Në kolonat e Gazzetta dello Sport, Arrigo Sacchi, ish-trajneri i Milanit, foli kështu për kuqezinjtë të cilët fituan derbin kundër Interit të shtunën 2-1 dhe për ecurine e deritanishme të “Djallit”:

“Milani i Piolit fitoi me meritë dhe u tregua më shumë ekip sesa Interi.

Kuqezinjtë e filluan shumë mirë, duke ushtruar presion te kundërshtari i tyre dhe duke e sulmuar me veprime dhe kundërzbritje të kryera me shpejtësi, gati e pamundur të mbahej për shkak të mbrojtjes së ngadaltë dhe të pambrojtur të Interit.

Kuqezinjtë shfrytëzuan “fenomenin” Ibrahimovic i cili fitoi të gjitha duelet ajrore dhe gjithashtu shënoi dy gola.

Milan, nessuno come te: rossoneri imbattuti da 118 giorni

Djemtë e Pioli kur ishin në telashe largonin topin ose krosonin për kokën e Ibrahimovic, që gjithmonë fitonte duelet me mbrojtësit zikaltër.

Lavdërime për Piolin dhe djemtë e tij të cilët ishin të guximshëm duke mos përdorur taktika. Ata luajtën 4 kundër 4 në mbrojtje.

Kuqezinjtë, megjithatë, shijuan një filtër më të mirë dhe një ndihmë nga mesfusha me Bennacer, Kessie dhe Calhanoglu.

Milani ishte më organik, më kompakt dhe më agresiv. Fuqia e rinisë dhe puna që Stefano ka kryer që nga viti i kaluar po japin rezultate të papritura.

Urime të gjithëve dhe Paolo Maldini i cili ka treguar aftësi dhe guxim me investime minimale”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu