Sacchi “skanon” Milanin: Jemi në rrugën e duhur! Bravo Gazidis, Ibrahimovic Superman…

Nga kolonat e Gazzetta dello Sport, Arrigo Saçhi, ish-trajneri i Milanit, ka analizuar momentin kuqezi dhe këtë filim sezoni, duke e nisur sigurisht me një situatë të bukur që ka përjetuar…

“Në verë jetoj në Milano Marittima dhe atë e frekuentojnë shumë tifozë të Milanit. Të hënën pasdite disa prej tyre, midis një komplimenti dhe një tjetri, më kërkuan një mendim për Milanin. Unë u përgjigja: Jemi në rrugën e duhur, më në fund ka kohezion dhe ndarje idesh në krye të klubit. Përpara ishte e pamundur të krijohej një ekip i madh. Më vjen keq për shkarkimin e Boban, një lojtar i shkëlqyeshëm , njeri inteligjent dhe kompetent.

Jam i lumtur që Paolo Maldini, një ish i madh dhe një person i nivelit të lartë, ka qëndruar: shpresoj që do të lejohet të punojë dhe afrojë disa lojtarë të rinj për ta bërë skuadrën edhe më konkurruese”.

“Unë gjithmonë kam menduar që klubi me historinë e tij, aftësitë e tij, stili, vizionet dhe normat vijnë para ekipit, i cili nga ana e tij vjen para çdo teke personale.

Gazidis dëshironte të afronte Rangnick, një trajner i mirë, por do të kishte humbur drejtuesin Paolo dhe trajnerin Pioli, të cilët po merrnin rezultate shumë të mira: do të anulohej përvoja e një viti. Gazidis ndryshoi mendje, ashtu si bëjnë njerëzit e zgjuar. Në një ekip të ri ka një ‘plak’ të madh, i cili jo vetëm që jep përvojë dhe personalitet, por edhe cilësi të jashtëzakonshme. Urime Ibra, Superman i vërtetë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu