Sacchi si Van Basten hedh benzinë zjarrit: Titulli në 1990 na u vodh! Po fola shkoj në burg, ajo monedhë…

Arrigo Sacchi sot festoi 75 vjetorin por i hodhi benzinë zjarrit më shumë duke ndjekur fillin e deklaratave të legjendës holandeze që ai stërviti te Milani, Marco Van Basten, mbi titullin e humbur në vitin 1990…

“Isha thellësisht i zhgënjyer sepse me të padrejtë Napoli na mori një kampionat me mashtrim, të cilin e meritonte Milani.

Të gjithë e panë që Alemao kishte mbetur në tokë në Bergamo edhe pse monedha e hedhur nga tribuna nuk e kishte dëmtuar fare… (episodi që i dha pikët në tavolinë skuadrës napolitane)

Ne kemi luajtur më mirë se Napoli, ishte më e drejtë ta fitonim..

Atë kohë kishte gjëra të paqarta që më vonë i mësova, por unë kam heshtur dhe do të hesht, përndryshe ata do të më fusin në burg.

Le të themi që politika nuk ishte e huaj dhe pa ndikim në këtë histori”.

Edhe Marco van Basten, jo më vonë se dy javë më parë, ishte kthyer te kjo histori, e cila padyshim që ende ndjek të gjithë protagonistët kuqezi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu