Sacchi: Nëse Pioli bën edhe këtë gjë, Milani kthehet në majë! Tonali? Interesant, por…

I intervistuar nga mikrofonat e SportMediaset, ish-trajneri i Milanit dhe ai që bëri revolucion në futboll, Arrigo Sacchi, foli për situatën aktuale kuqezi:

“Milani është një nga skuadrat që po bën mirë. Çfarë mungon për t’u rikthyer në maja? Pioli duhet të zhvillohet gjithnjë e më shumë. Referenca nuk duhet të jetë kundërshtari, por topi. Tonali? Një djalë interesant, por ju lutem, ta lëmë të rritet”.

Arrigo Sacchi ka fituar me Milanin kampionat, Superkupë Italie, dy Champions League, dy Superkupa Europe dhe dy Botërore Klubesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu