Sacchi mahnitet nga Kjaer dhe mbron Leao e Calabria te Milani!

Gjatë intervistës me Gazzetta dello Sport, Arrigo Sacchi foli gjithashtu për disa lojtarë të Milanit duke veçuar Leao dhe Calabria.

“Të rinjtë përcjellin ndjenja pozitive, fisnike. Ata nuk kanë atë protagonizëm të tepërt që shpesh është çakëll, ata janë të gatshëm të sakrifikojnë.

Bennacer ose Kessie: po bëjnë shumë mirë, përmirësohen përmes lojës. Dhe gjithashtu Leao i cili, nëse është modest dhe këmbëngulës, mund të bëhet me të vërtetë një kampion sepse ka cilësi për të shitur.

Më në fund do të doja të them një fjalë për Calabria: e konsideroj atë vendimtar për mënyrën se si ai luan dhe për shembullin që jep.

Ai nuk dorëzohet kurrë, përpiqet shumë, madje lufton përtej forcës së tij. Këto janë figura referimi”.

KAJER – Një përkufizim edhe për Simon Kjaer, “veteran” dhe lider.

“Një lojtar që më mahnit? Unë zgjedh një që nuk përmendet kurrë dhe që, sinqerisht, nuk e konsideroja të një niveli të lartë: Kjaer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu