Sacchi këshillon: Milan, je gati për Champions! Por mos guxo ta bësh këtë gabim ndaj Liverpool

Nga rubrikat e La Gazzetta dello Sport, Arrigi Sacchi foli për Milanin e Piolit dhe tashme per paraqitjet e tyre, por edhe per Champions League:

“Milani është skuadra, me Atalantën, që luan futbollin më të guximshëm dhe me konceptet më moderne dhe do të perballet me Liverpoolin tmerrues.

Mendoj se do të shohim një ndeshje emocionuese, të bukur dhe të vështirë për të dy. Rossonerët e Piolit do të duhet të shmangin taktikat: si të vënë një ose dy lojtarë në mbrojtje më shumë seç duhet.

Nëse kjo ndodh, njerëzit e Klopp do të kenë komandën e lojes, i cili është qëllimi i tyre. Milani duhet të ketë besim në lojë dhe në njohuritë e tij për t’iu përgjigjur goditje pas goditjeje.

Anglezët do të lëvizin në sinkron dhe po kështu edhe Milani: pa frikë dhe taktika. Të gjitha ekipet e huaja janë më të mira në sulm sesa në mbrojtje , tregojnë kufijtë e vëmendjes dhe pozicionimit.

Në fazën mbrojtëse presingu i ndihmon ata shumë, por edhe kuqezinjte do të duhet ta bëjnë këtë: njëmbëdhjetë ne sulm dhe njëmbëdhjetë ne mbrojtje “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu