Sacchi: Fitorja ndaj Bologna ishte thelbësore për Milanin! Luajti ndryshe nga zakonisht por…

Duke folur në Gazzetta dello Sport, ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi ka analizuar situatën e kuqezinjve që vijnë nga suksesi ndaj Bologna në “Dall’Ara” dhe mbajnë ende vendin e parë në krye të Serie A.

“Kryesuesit, pas dy humbjeve që mund të kishin minuar sigurinë e tyre, kaluan në Bolonjë. Pas një gjysmë ore të mirë, i lanë hapësira dhe mundësi ekipit të Mihajlovic.

E njëjta histori në gjysmën e pjesës së dytë, me thuajse 15 minuta frikë në fund.

Vështirësitë e Milanit ishin të pritshme, suksesi duhet të rikthejë paqen e tyre mendore. Djemtë e Stefano Pioli shtynë më pak se zakonisht, ishin më pak kompaktë, shumë të gjatë dhe të gjerë, më pak bashkëpunues.

Në fazën mbrojtëse, ata ishin më pak të ngushtë, ndërsa në fazën sulmuese u përqendruan shumë në gjuajtje, duke kërkuar kokën e Zlatan Ibrahimovic. Luajtën më pak me pasime të ulëta dhe zotërim të topit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu