Sabatini per MN: “Milanit i mungojne lojtaret. Ragnick? Me Allegri dhe Spalleti te lire…”

Redaksia e MilanNews.it zhvilloi nje interviste me Sandro Sabatini, gazetarin e njohur sportiv. Me te jane trajtuar tema te ndryshme, perfshire situaten qe bota po perjeton me emergjencen e koronavirusit, te ardhmen e Ibras, Donnarummes dhe ceshtjen e trajnerit.

Intervista e plote

Duke pare situtaten qe po perjetojme, si mendoni se mund te vazhdoje kampionati? “Rifillimi pas dyerve te mbyllura sa me shpejt. Nuk ka alternativa. Rifillimi sa me shpejt te jete e mundur do te thote qe pas tre javesh me 4 maj te rifilloje trajnimi, dhe me 20 maj perafersisht te nisin ndeshjet. Jam i lumtur qe futbolli, ndryshe nga shoqatat e tjera, ka ndermend te mbylle kampionatet ne vere, duke vuajtur, por e rendesishme eshte qe do te mbyllen.

Eshte diskutuar gjithashtu shume per uljen e mundshme te pagave. A duhet te jete nje zgjedhje e pavarur e klubit apo kolektivit, se sa e urdheruar nga Lega? “Lega e ka urdheruar ate dhe me pas klubet do ta marrin vendimin e tyre dhe mua me duket korrekte. Ajo qe une them eshte se problemet e ekonomise dhe futbollit te Italise nuk mund te zgjidhen duke hequr parate nga lojtaret sepse perndryshe do te ishte shume e lehte. Ne kete situate te gjithe duhet te bejne pjesen e tyre, perfshire menaxheret. Eshshte e qarte se lojtaret do te heqin dore nga pagat e tyre nese ata qe i drejtojne bejne te njejten gje. Nese lojtaret heqin dore nga parate e tyre jovullnetarisht, atehere e bejne kete per te kursyer financat e presidentit “.

Si e vleresoni sezonin e Piolit? A e meriton konfirmimin? “Nuk di te them per konfirmimin. Une jam nje nga ata qe mendojne se konfirmimi duhet te fitohet bazuar ne rezultatet. Nese Milan arrin te shkoje ne finalen e Kupes se Italise, edhe pse duket mjaft e veshtire, do te ishte nje rezultat i rendesishem ku do te luante finalen me shume mundesi ndaj Napolit. Une mendoj se eshte si me automjetet: nese dikush deshiron te zgjedhe pra ta konfirmoje nje makine, me pare duhet te shohe alternativat “.

Emri me i lidhur per stolin e Milanit eshte ai i Rangnick, por a eshte ai njeriu i duhur qe klubi duhet ta konsideroje, ku se pari ai nuk eshte italian, dhe se dyti qe ka trajnere si Spalletti dhe Allegri te lire? “Nese alternativa per Pioli eshte Rangnick, une jam shume i dyshimte. Me duket me shume nje perpjekje me afer nje levizjeje te mbushur me ngjarje te papritura dhe jo diçka siguruese. Kjo situate nuk me bind. Nese deshiron te ndryshosh Piolin, ndryshoje ate me nje per te cilen jeni i sigurt se eshte me i mire. Spalletti dhe Allegri do te jepnin siguri me shume, edhe nese, ajo qe duhet te dine te gjithe tifozet, gjeja e rendesishme eshte vlera e ekipit, dhe duhet te dine nese eshte i forte apo jo. Kur Gullit dhe Van Basten erdhen tek Milani i Sachit ishin perkatesisht 25 dhe 23 vjec ”.

Si e shihni situaten e rinovimit per Ibrahimoviç? “Me vjen keq per Ibren, sepse pashe per here te pare ne vendimet e Ibrahimoviçit diçka romantike dhe diçka qe nuk lidhej me parate dhe qellimet e karrieres. Ai, per mendimin tim, shkoi ne Milano, sepse zemra e tij ishte e lidhur me ate ekip ne krahasim me shume ekipe te tjera. Nje qe ka qene i pavendosur midis Boban, Ancelotti dhe Mihajlovic dhe ka zgjedhur Milanin, do te thote qe pa Boban i mungon shtytja e rendesishme qe i duhej per te qendruar ne Milano”.

Po per Donnarumma? “Mbi Donnarumma ka nje gje qe une ende nuk e kam kuptuar: nese ai duhet te vendose me koken e tij ose nese ai duhet te vendose me zemren e tij. Zgjedhja, megjithate, eshte gjithmone ne koke. Sipas mendimit tim nuk duhet te fajesojme Donnarummen ose agjentin e tij, por per mendimin tim eshte Milani qe duhet t’i thote: “Shiko Gigio, humbjet do te perfundojne brenda nje viti.” Pra, nuk mendoj se eshte ceshtja e kontrates, por nje situtate ku duhet te kesh kontatkte te drejtperdrejta me lojtarin.”

Pyetja e fundit, çfare i duhet ne te vertete Milanit per t’u rikthyer ne nivelet e tij? “Akoma i mungojne lojtaret. Milan kishte dy vjet ne te cilin Galliani dhe Berlusconi ishin ne veshtiresi, pastaj me Fassone dhe Mirabelli pati transferime ku tifozet ishin te lumtur qe po shikonin figura te reja.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu