Rummenige: Tonali djalë i vlefshëm, Ibrahimovic fenomenal

Intervistuar nga Tuttosport, Karl-Heinz Rummenigge, legjenda gjermane dhe drejtues te Bayern Munich, mes temave të prekura, foli edhe për Tonali, Ibrahimovic dhe Milan:

“Tonali është një djalë shumë i vlefshëm – tha ai për mesfushorin e ri – përndryshe nuk do të ishte zgjedhur Djali i Artë Italian dhe nuk do të luante për Milanin. E njohim atë mirë, por unë kam një teori për të rinjtë: ashtu si për gjermanët që është më mirë të rriten për disa vite në Bundesliga, italianët nuk duhet të largohen nga Seria A.

Ibrahimovic është fenomenal dhe ai e provon atë çdo të dielë. Ai ka tërhequr tërë klubin, është udhëheqësi i Milanit. Unë kurrë nuk kam qenë një fondamentalist, përkundrazi: gjithmonë bëj presion për një përzierje talentesh dhe kampionësh ekspertë.

Këto të fundit ndihmojnë shumë, veçanërisht në momentet më të komplikuara. Është e bukur të shohësh në luftën për Scudetto dy ekipet e Milanos pas viteve të dominimit absolut nga Juventus. Më duket një kampionat shumë i vështirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu