Rummenige duartroket Paolo Maldinin dhe Milanin!

Puna e Paolo Maldinit si drejtor teknik i Milan-it është para syve të të gjithëve. Skuadra kuqezi ka dominuar në Serinë A dhe deri para javës së fundit të kampionatit i shikonte të gjitha skuadrat e tjera nga lart poshtë.

Kryesimi është humbur pas humbjes së pësuar në fushën e Spezia-s dhe pas fitores së Inter-it kundër Lazio-s.

Një rezultat që, gjithsesi, nuk e hedh poshtë punën e bërë nga drejtuesit e klubit milanez, që ka arritur të marrë në Milanelo lojtarë të rinj me një të ardhme të shndritshme si Sandro Tonali dhe Jens Petter Hauge.

Pa harruar konfirmimet e Donnarumma-s dhe Zlatan Ibrahimovic, ashtu si edhe bastin e fituar Theo Hernandez.

Për punën e bërë nga Paolo Maldini ka folur edhe drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka thënë për Corriere della Sera:

“Ka marrë kohën e tij para se të kthehej në botën e futbollit dhe ka bërë mirë. Tani ka një vizion të ndryshëm në krahasim me të kaluarën, dalja nga klubi i ka dhënë mundësinë të arsyetojë dhe t’i shikojë gjërat në një mënyrë ndryshe”.

“Po bën me të vërtetë një punë shumë të mirë nga momenti që është kthyer te Milan-i, klubi kuqezi ka munguar shumë në nivel ndërkombëtar, por tani duket se ka rilindur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu