Manuel Rui Costa, ish numri 10 i Milanit (2001-2006) që me bluzen kuqezi ka fituar mes shumë trofevë Champions League, ka folur për mikrofonët e Spormediaset rreth momentit kuqezi.
Ish ylli portugez ka konfirmuar se “Milani është në rritje dhe që drejtuesit kuqezi po bën një punë të mirë”.
Mjeshtri më pas ka shtuar:
“Rezultatet kanë filluar të shihen dhe shpejt do të shohim Milanin në Champions League”.
Ish numri 10 ka shprehur edhe mendimin e tij për ish shokun e skuadres dhe drejtorin teknik të kuqezinjve:
“I njoh shumë mirë kapacitetet e Maldinit. E di se sa e don dhe se sa është tifoz i skuadrës”.