Gazetari Dario Donato ndërhyri në profilin e tij në Tëitter për të komentuar provën e pasigurt të Alessio Romagnoli kundër Crvena Zvezda.
Ndër të tjera, kapiteni kuqezi provokoi penalltinë e 1-1 për një prekje topi me dore.

Fjalët e Donato kanë qenë pak të ashpra ndaj mbrojtësit kuqezi: “Problemi i Alessio Romagnoli është se në moshën 21 vjeç ai ishte saktësisht i njëjtë me sot.

Kjo është! Procesi i tij i rritjes dhe përmirësimit ka ngecur. Ai është një lojtar i mirë, por jo ai mbi të cilin Milani bëri një investim të madh duke paguar shtrenjtë kartonin”.
Ky është sezoni i gjashtë te Milani për Romagnoli, teksa për kartonin e tij u paguan 25 mln euro dhe 30% në rast rishitje te Roma.