Transfermarkt ka përditësuar vlerat e merkatos së lojtarëve.
Ndeshjet e pas karantinës sigurisht që i kanë bërë mirë Milanit, që rritet me plot 56 milionë euro, për një total prej 391,20.
Lojtari më i shtrenjtë është Gigio Donnarumma, me 60 milionë euro (+10.5).

Rritje e rëndësishme për Theo Hernandez (+13), që rritet në 45 milionë, dhe Bennacer me 28 milionë (+13)


Rriten edhe vlerat e Kessie (27 (+7)),

Rebic (32 (+8)) dhe Calhanoglu (23 (+8,5)).


Qëndron stabël Romagnoli me 36.

Në rritje edhe Leao (24) dhe Castillejo (13).


Zbresin Paqueta (20) dhe Conti (10).

