Ronaldinho më në fund i lirë pas 5 muajsh, shpëton nga arresti shtëpiak në Paraguai

Ronaldinho është i lirë të kthehet në shtëpi, në Brazil, pas 5 muajsh në arrest shtëpiak dhe me burg, që i kaloi në Paraguaji me vëllain e tij, Roberto Assis. 

Dy vëllezërit u arrestuan në Paraguaji në fillim të marsit, pasi përdorën pasaporta false për të hyrë në këtë vend.

Në prill, ata u lanë të lirë nga burgu, pasi avokatët siguruan lirim me kusht, duke lënë si garanaci 1.6 milionë dollarë.

Kjo liri nuk ishte e plotë, gjithsesi, por me arrest shtëpiak, dënim që e vazhduan në një hotel në Asuncion, në pritje të mbarimit të gjyqit.

Ata rrezikonin deri në pesë vite burg, nëse dënoheshin.

Të dy vëllezërit kanë pranuar fajësinë e hyrjes në këtë vend me pasaporta false, si pjesë e marrëveshjes.

Ronaldinho ka paguar një gjobë prej 90.000 dollarësh, ndërsa Assis është gjobitur me 110.000 dollarë. 

Ndërsa Assis tani do të ketë një precedent penal në Paraguaji, Ronaldinho jo.

Assis nuk lejohet të largohet nga Brazili për dy vite dhe duhet të paraqitet periodikisht para autoriteteve policore në Rio de Janeiro gjatë një periudhe 24-mujore. 

Ish-ylli i Barcelonës, Milanit dhe PSG tani është i lirë të kthehet në Brazil.

Që aty mund të largohet në çdo kohë, mjafton të njoftojë zyrtarët se do të jetë jashtë vendit.

Ata të dy kaluan 32 ditë në burgun e sigurisë maksimale “Agrupacion Especializada”, pasi u arrestuan në “Resort Yacht” dhe “Golf Club Paraguai”.

Ronaldinho tha gjatë një interviste televizive në fund të prillit se ai dhe vëllai nuk i kanë kuptuar pasaportat e tyre, nëse nuk ishin të ligjshme në atë kohë: 

“Ne u befasuam plotësisht kur mësuam se dokumentet nuk ishin të ligjshme. Qysh atëherë, qëllimi ynë ka qenë të bashkëpunojmë me sistemin e drejtësisë për të sqaruar faktet.

Nga ai moment deri sot kemi sqaruar gjithçka dhe kemi lehtësuar hetimet e autoriteteve.

Ishte një goditje e fortë, kurrë nuk e imagjinoja që do ta kaloja një situatë të tillë. Gjatë gjithë jetës sime kam kërkuar të arrij nivelin më të lartë profesional dhe të sjell gëzim për njerëzit, me futbollin tim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu