Romagnoli rifiton Milanin, por problemi mbetet një tjetër!

Një lojtar që dukej jashtë planeve të Milanit, por që papritur u kthye në rrugen e duhur te qëndrimit dhe me paraqitje shumë pozitive. Alessio Romagnoli është ende një pjesë integrale e skuadrës kuqezi, siç u demonstrua kohët e fundit.

Në fazen e dytë të kampionatit të shkuar, Romagnoli kishte humbur besimin dhe një pozicion titullari. Faji ishte për shkak të ardhjes së Fikayo Tomorit, i cili u preferua menjëherë ne vend te kapitenit në qendër të mbrojtjes.

Vete Alessio nuk kishte shkëlqyer në fushë, duke pësuar gjithashtu shumë kritika.

Por Romagnoli si një profesionist i madh punoi gjatë verës për ta bërë veten akoma të dobishëm për kauzën e Stefano Piolit. Në rotacionet e Milanit, numri 13 ka hapësirë ​​të mjaftueshme për të demonstruar të gjitha cilësitë e tij. Nuk është rastësi që sot ai konsiderohet gjithashtu titullar bashke me Tomori dhe Kjaer.

Por, midis Romagnoli dhe Milanit, megjithatë, rrezikon që e ardhmja te ndryshojë…

Duhet mbajtur mend se kontrata e tij me Milanin përfundon në qershor 2022, brenda pak muajsh ai do të jetë në gjendje të negociojë lamtumirën për një transferim falas me këdo që dëshiron…

Romagnoli nuk do ta kishte problem të qëndronte në Milano, veçanërisht tani që ai ka rifituar hapësirën dhe besimin. Por ka një çështje ekonomike që e bën gjithçka shumë të komplikuar. Mbrojtësi i lindur në 1995 tashmë merr një pagë shumë të lartë neto, rreth 5 milionë euro në sezon.

Për më tepër, Mino Raiola, agjenti i tij, sigurisht që do të kërkojë një rritje të kësaj page gjatë negociatave për rinovimin. Kjo do të çonte në shifra të ekzagjeruara virtuale për arkën e Milanit, qe vetëm disa muaj më parë zgjodhi të mos pajtohej me rinovimet e Donnarumma dhe Calhanoglu për të njëjtën arsye.

Pra, situata e Romagnoli është paradoksale: Milan e ka perfshire, por ai është gjithnjë e më larg nga qëndrimi. Me Raiola i cili sigurisht tashmë po lëviz në merkaton ndërkombëtare për të ofruar marrëveshjen pa asnjë kosto dhe per te fituar komisionet e zakonshme…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu