Romagnoli nën presion nga Tomori! Rinovim ose shitje. Roma pret përqindjen por…

Transferimi i Fikayo Tomorit te Milani ka sjellë një impakt të madh në mbrojtjen kuqezi.

Anglezi është lojtari që i ka munguar në prapavijë kuqezinjve, teksa me grintën, shpejtësinë dhe fizikun e tij i ka bërë të gjithë tifozët të dashurohen me të.

Gjithçka konfirmohet më së miri në golin e fitores ndaj Fiorentina-s, ku mbrojtësi rikuperoi një top në gjysmëfushën e kundërshtarit për të nisur aksionin e golit.

Tomori ka ulur në stol kapitenin Romagnoli, i cili tashmë është kthyer në një të padëshiruar në ekip.

Kështu raporton “Tuttosport” që shton më tej se klubi po pret një ofertë të kënaqshme dhe do ta shesë menjëherë Romagnolin.

Paratë që do të vijnë nga shitja e Alessio Romagnolit do të përdoreshin për të blerë përfundimisht kartonin e Tomorit.

Megjithatë, ka një problem: në kontratën e shitjes së firmosur me Romën përpara disa vitesh, ekziston edhe klauzola se 30% të shifrës mbi 25 mln euro që mund të shitet kapiteni.

Praktikisht, nëse Romagnoli shitet 30 mln euro, atëherë 30% e 5 mln eurove do t’i shkojë verdhekuqve. E kështu me radhë në bazë të shitjes. Nëse atëherë shitet vetëm 25, Roma nuk përfiton asgjë.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu