Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli eshte ne radarin e kryesise Blaugrana. Drejtuesit e Barces po shohin nje mundesi per te nenshkruar me qendermbrojtesin e kuqezinjve, te cilit i skadon kontrata ne vitin 2022.
Calciomercato, i referohet gazetes “Sport”, ku shkruan se Milan e vlereson italianin te pakten 50 milione euro dhe ne marreveshje mund te perfshihen dy lojtare te Barces si Rafinha dhe Rakitic. Megjithate ky mbetet nje operacion i nderlikuar, me klubin spanjoll qe per momentin nuk do te perparoje me nje ofensive konkrete per Romagnoli-n.
Nderkohe Rafinha, i cili per momentin eshte i huazuar tek Celta Vigo, mund te jete edhe pjese e operacionit per Lautaro Martinez, te cilin Barcelona e kerkon se fundmi, ndersa ne anen tjeter Rakitic mund te preferonte nje rikthim tek Sevilla.