“Romagnoli ndihet i tradhëtuar, nuk e priste aspak…”

Alessio Romagnoli mund të lëvizë këtë verë pas më shumë se gjysmë dekade te Milan për shkak të mungesës së minutazhit të lojës…

Këtë e pohon Nicolo Schira, gazetari i njohur i merkatos i cili sipas informatave që ka mbledhur, kapiteni kuqezi ndihet totalisht i zhgënjyer nga drejtuesit e klubit dhe trajneri Pioli.

Romagnoli ka humbur vendin e tij startues pas ardhjes së të huazuarit nga Chelsea, Fikayo Tomori dhe me kontratën e tij që përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, ka dalë një lloj udhëkryqi ku ai në teori ose duhet të rinovojë ose Milani duhet të konsiderojë fuqimisht shitjen kështu që nuk do te lihet falas.

Sipas asaj që është raportuar nga Nicolo Schira në Tëitter, Romagnoli me të vërtetë mund të largohet nga Milano këtë verë pas gjashtë viteve në klub.

Drejtuesit po punojnë për të blerë përfundimisht Tomori nga Chelsea dhe Romagnoli nuk konsiderohet përparësi për trajnerin kryesor Stefano Pioli.

Fakti që ai ka qenë në stol shumë herë në muajt e fundit e ka lënë Romagnolin të ndiejë sikur është tradhtuar nga trajneri dhe klubi pikërisht në prag të kampionatit europian të futbollit me Italinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu