Romagnoli: Kam vuajtur shumë, ja çfarë ndryshon te ne kjo ndeshje e fituar…

Alessio Romagnoli u kthye në fushë pas plot 3 muajsh që nga hera e fundit kur Milani luante në fushën e Sassuolos. Kapiteni kuqezi mori vendin e tij përkrah Simon Kjaer.

Një rikthim me një fitore tepër të rëndësishme. i intervistuar nga Sky Sport në fund të Inter-Milan tha:

“Një moment i bukur, kemi filluar mbarë, jam i kënaqur që jam kthyer. Jemi të kënaqur por do të ketë një betejë tjetër të enjten”.

Për Pioli: “Ka shumë merita, ne jemi një grup i mirë, mendoj se mund ta shihni në fushë. E rëndësishme është të vazhdojmë dhe të mos ndalemi”.

Kasifikimi: “Ende herët, ishte vetëm një ndeshje e rëndësishme. Ne do të shohim drejt marsit, e rëndësishme është të vazhdohet në këtë rrugë”.

“Fituam një vetëdije dhe besim më shumë, pasi u takuam me një nga ekipet më të forta në kampionat dhe më gjerë. Për të arritur në majë duhet të fitosh ndeshje si këto”.

Për Ibrahimovic: “Fusha flet për të, ishte thelbësor që nga fillimi”.

Për mungesën: “Ishte e vështirë, nuk mendoja se do të isha kaq gjatë jashtë, mendova se do të duhej më pak, por e rëndësishme është që u ktheva”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu