Romagnoli befasohet nga Ibra: Absurde ajo që bën. Mendova se do të vuanim…

Ende jo në nivelin e tij më të mirë, por i impenjuar maksimalisht, kapiteni Alessio Romagnoli për mikrofonët e Sky Sport komentoi pozitivisht suksesin në San Paolo:

“Një paraqitje e mirë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm. Ne ishim shumë të mirë dhe të kthjellët që qëndruam në lojë te 2-1.

Menduam se do të vuanim, por përkundrazi luajtëm një lojë të shkëlqyeshme dhe e menaxhuam mirë. E përgëzojmë njëri-tjetrin por tani le të mendojmë për ndeshjet e tjera”.

Gjithashtu duket e pashmangshme të flasësh për Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi dy herë në Napoli dhe ishte protagonist i një performance tjetër të shkëlqyer:

“Është fusha që flet – shpjegon kapiteni – unë gjithmonë e them atë. Cilësitë e tij janë absurde. Ai na bëri të fitojmë përsëri, e falënderojmë. Por falënderoj edhe të gjithë ekipin”.

Romagnoli pastaj nënvizon rritjen e grupit dhe ndalet te fjala Scudetto: “Ne kemi shumë më shumë besim në aftësitë tona. Të fitosh ndihmon për të fituar, ne duhet të vazhdojmë kështu dhe të luajmë më mirë. Jemi një ekip i ri por i fortë, mund të luajmë me të gjithë pa frikë.

Scudetto? Herët! Kampionati sapo ka filluar dhe është e rëndësishme për ne që të shkojmë në Ligën e Kampionëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu