Roma nuk ka mbyllur ende me Belotti, Milani ndjek negociatat. Do të futej në sulm vetëm në një rast

Milani është gjithmonë në kërkim të sulmuesit dhe në ditët e fundit pengesa e dalë për Giroud nuk është e vogël.

Në fakt, rinovimi automatik duket si tentativë e Chelsea për të arkëtuar nga francezi që ka rënë parimisht dakord me kuqezinjtë për dy vite me thuajse 4 mln euro në sezon përfshirë bonuset.

Prandaj kuqezinjtë kanë detyrimin të shohin përreth dhe të vlerësojnë profilet e tjera në qarkullim. Midis këtyre është pashmangshmërisht edhe ‘Gallo’ Belotti, i cili në orët e fundit ka qenë i lidhur fort me Romën e Mourinhos.

Belotti aktualisht është përqendruar në Kampionatin Evropian dhe me sa duket do të shtyjë çdo zgjedhje deri në fund të turneut.

Nga kjo pikëpamje, granatat shpresojnë që performanca e sulmuesit të rrisë çmimin. Sidoqoftë, kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe shumë thashetheme në treg fillojnë të qarkullojnë për të.

Tani për tani skuadra që po lëviz më konkretisht është Roma. Verdhekuqtë, me Josè Mourinho, janë të gatshëm të provojnë goditjen.

Qendërsulmuesi, i cili do të mbushë 28 vjeç në dhjetor, e di se është koha e duhur për të provuar një eksperiencë.

Torino ka ardhur nga disa sezone zhgënjyese dhe nuk duket se është në gjendje t’i garantojë luftën për Evropën. Cairo kërkon rreth 30 milion për të shitur sulmuesin e tij, por ndjesia është se oferta e Romës nuk do të kalojë 20.

Milani, i cili e ka ndjekur lojtarin për ca kohë, është afër çësjhtjes. Për menaxhmentin ky nuk është më objektivi i parë për sulmin, por nëse hipoteza Giroud do të shuhet, një sulm për Belotti nuk përjashtohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu