Roma i vendos kusht Milanit mbi Florenzi, “Il Giornale”: Kuqezinjtë e kanë në dorë, shifrat

Sipas Corriere di Roma, gjithçka është në ngërç për transferimin e Alessandro Florenzi te Milani: ekziston një marrëveshje mes lojtarit dhe Rossonerëve, por ajo me Romën ende mungon.

Nëse Djalli nuk pranon detyrimin e blerjes, klubi verdhekuq nuk do të lejojë që mbrojtësi të largohet pasi duan të shmangin përsëritjen e asaj që ka ndodhur në dy sezonet e fundit me Valencia dhe PSG, të cilat në fund të huazimit kanë vendosur të mos blejne Florenzi.

Por, sipas raporteve nga Il Giornale në stendat e gazetave këtë mëngjes, Milani ka në dorë Alessandro Florenzi, mbrojtës i djathtë i Romës.

Marrëveshja duhet të mbyllet në bazë të një huazimi me të drejtë blerje, një operacion nga 4.5 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu