Roberto Mancini parashikon garën për Scudetto në Itali!

Gjatë një konference për shtyp përmes internetit, Roberto Mancini gjithashtu foli për luftën e kampionatit. Milan pas suksesit ndaj Sassuolo nuk mund të fshihet më por Juventusi dhe Interi, siç pritej në fillim të sezonit, janë atje, së bashku me kuqezinjtë.

Trajneri i ekipit kombëtar italian nuk ka dyshime për kampionatin:

“Është më mirë, me kaq shumë ekipe në disa pikë. Unë përmenda klube më pak të rëndësishme, Juventusi gjithmonë është shumë i fortë, Milani po bën shumë mirë, Napoli po bën kampionat të shkëlqyeshëm, Roma e njëjta gjë, Lazio po shërohet.

Kampionati është më emocionues, është më mirë për të gjithë. Natyrisht që Juve mbetet më i forti, por Inter është pak a shumë në të njëjtin nivel”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu