ROBACKMANIA: 1.5 mln euro dhe Ibra “si baba”! Tifozët ëndërrojnë një tjetër Haaland

Më 14 gusht, as edhe një muaj më parë, Emil Roback u bë zyrtarisht një lojtar i Milanit. i lindur në 2003, pra ende 17 vjeç, tërhoqi pas vetes shumë interesime “big”, aq sa drejtori sportiv i Hammarby do të konfirmonte:

“Arsenali na kontaktoi dhe e dinim për interesin e tyre. Emil u takua me ta por kishte edhe klube të tjera. Disa klube të mëdha në Evropë e ndoqën, ramë dakord vetëm me dy klube, kështu që ishte Emil ai që bëri zgjedhjen përfundimtare”.

Shifra për ta transferuar te Milani është 1.5 mln euro, një investim i rëndësishëm për një djalë shumë të ri (17 vjeç mbushi vetëm 3 muaj më parë).

Ibrahimovic e sponsorizoi, sigurisht, teksa e ka pasur edhe në stërvitje gjatë “lockdoën” (karantinës) në Suedi, por Emil Roback u zgjodh nga drejtuesit kuqezi pas një procesi të gjatë dhe të kujdesshëm skautimi.

Djali ka të dhëna vërtet interesante, si fizikisht (187 cm i gjatë për një fizik të hollë) dhe teknikisht. Fillimisht do të përdoret për Primavera, por nuk mund të përjashtohet që mund të udhëtojë me Ekipin e Parë ose të jepet në huazim mbase që këtë sezon te një tjetër ekip!

Tifozët janë të qetë, pasi djaloshi duhet të rritet me ngadalë, duke qenë se ka shumë rrugë përpara, por shpresa e tifozëve kuqezi është të jetë një rast si Haaland te Salzburg!

Dhe, duke parë rritjen mahnitëse të Gianluigi Donnarumma, mund të jeni të sigurt: në Milanello dinë të trajtojnë talentet! Nëse Roback është gjithashtu një “crack” si portieri i lindur në ’99, do ta zbulojmë me kalimin e kohës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu