RMC Sport: Milan-Tottenham, rinisin bisedimet për Aurier! Studiohet plani

Merkato po afrohet në fazën më të nxehtë të sezonit dhe për këtë arsye tashmë shumë klube duhet të vendosin shpejt si në rastet e shitjes, ashtu edhe blerjes apo afrimit të futbollistëve të caktuar!

Milani po përpiqet të fuqizohet sidomos në mbrojtje, aty ku trajneri Pioli ka jo pak probleme për shkak se janë shumë futbollistë jashtë (Duarte, Romagnoli dhe Musaçhio).

Qendra e mbrojtjes është kryefjala, por edhe krahu i djathtë me vetëm Calabria nuk është një siguri (Conti ende i dëmtuar dhe nuk dihet kur do të kthehet dhe si do të kthehet, Kalulu ende i ri).

Sipas raportimit nga RMC Sport në Francë, dje ka pasur një kontakt midis Milan dhe Tottenham për Serge Aurier, mbrojtësi i djathtë në dalje nga Tottenham.

Klubi kuqezi do të donte ta blinte plotësisht. Aurier ka një kontratë me Spurs deri më 30 qershor 2022 dhe ndaj për këtë arsye skuadra londineze  nuk mund të kërkojë një çmim të lartë për francezin (flitet për 18-20 mln euro).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu