Rizzoli gati te kerkoje falje Milanit, te henen takimi me drejtues kuqezinj!

Njeriu qe cakton arbitrat ne Itali ne ndeshjet ne Seria A Nicola Rizzoli pranon gabimet ne ndeshjen kunder Juventus ne favor te bardhezinjve dhe sipas mediave ne Itali neser do te kete nje takim midis Rizzoli dhe drejtues kuqezinj ku do te jene te pranishem Leonardo dhe Gattuso.

Si zakonisht ndeshjet midis Milan dhe Juventus nuk mbarojne me 90 minuta por debatet vazhdojne ende per gabime te arbitrit Fabri per mosdhenie te penalltise (dore e Alex Sandro) si dhe Mandzukic qe godet Romagnoli brenda zones.

Por nuk mbyllet me kaq, diten e hene Rizzoli dhe Gattuso do te jene perballe njeri tjetrit ne oren 11:00 qe sipas programit te Lega Seria A drejtues te AIA do te kene nje takim me drejtues te klubeve ne Itali ku per Milan si perfaqesues do te jete Gattuso dhe Leonardo.

Nje perballje per te vene pika mbi ‘i’ per ate qe ndodhe mbreme ne ndeshjen kunder Juventus dhe qe provokoi fuqishem protesten e kuqezinjve. Ne kete takim sipas asaj qe flitet Rizzoli do te kerkoje falje per ate qe ndodhi dhe do te kerkoje ti shpjegoje drejtuesve kuqezinj episodet!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu