RIVALI/ Plas te Celtic, spiun në dhomat e zhveshjes para derbit me Rangers. “E neveritshme kjo”

Të enjten në orën 21:00, Milan dhe Celtic do të përballen me njëri-tjetrin për ndeshjen e parë të grupeve të Europa League në Gllasgou të Skocisë.

Kuqezinjtë – siç raportohet nga Gazzetta dello Sport – do të gjejnë një Celtic jo në gjendje, të mposhtur në derbin kundër Rangers (2-0) dhe nën akuzë.

Neil Lennon, trajneri i bardhejeshilëve, gjithashtu tha se dikush u tregoi mediave formacionin zyrtar kundër ekipit të Gerrard:

Celtic star makes strong statement after Rangers defeat

“Këto janë gjëra të neveritshme. Jam duke bërë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur privatësinë, por dikush po përhap sekretet tona”.

Sakaq, uebfaqja e UEFA raporton një deklaratë të shkurtër nga Neil Lennon i cili foli për Milanin, kundërshtarin e skocezëve: “Ata janë Milani dhe ky emër ka një peshë të madhe në futbollin botëror, përtej futbollit evropian.

Lojtarët tanë mezi presin të përballen me Milanin dhe të jenë në gjendje të japin më të mirën e tyre. Shpresojmë të jemi në gjendje të shfrytëzojmë faktorin vendas”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu