RISIA: Shumë dëmtime te Milani? Gazidis, Maldini & Co thërrasin “magjistarin” italian që punoi te Leicester historik

Afrim i ri në stafin teknik të Stefano Piolit. Drejtuesit kuqezi mund të nënshkruajë me 36-vjeçarin Andrea Azzalin, një profesor nga Varese.

Puna e tij do të jetë të mbikëqyrë performancën atletike të secilit lojtar individual, në mënyrë që të parandalojë dëmtimet e muskujve.

Kërkesa specifike vjen nga lart. Në Angli kjo tashmë ekziston prej vitesh ndërsa në Itali ende nuk është dhe Ivan Gazidis, i cili futbolli anglez dhe ndërkombëtar e njeh mirë, do të kishte menduar së bashku me pronësinë anglo-amerikane për të futur këtë figurë të re.

Ishte Paolo Maldini ai që zgjodhi njeriun që do të merrte këtë rol.

Andrea Azzalin filloi karrierën e tij si trajner atletik në 2009 në Primavera Varese. Pastaj telefonata nga Ranieri, i  cili e donte atë me të në përvojat e huaja te Nantes, Monaco dhe në veçanti te Leicester, një ekip që atëherë fitoi kampionatin historik në Premier League.

Azzalin gjithashtu ka punuar me Shevchenko dhe Tassotti në ekipin kombëtar të Ukrainës: ndoshta Maldini gjithashtu do t’i ketë konsultuar ata për të kërkuar këshilla.

Kjo metodë ose ky rol është pak i njohur në futbollin italian. Në thelb dihet se mënyra italiane për të parë gjërat është e ndryshme nga vendet angleze, amerikane, australiane, ku të kesh një person për këtë rol të veçantë është një gjë normale.

Kohët po ndryshojnë, tani performanca e lojtarëve në stërvitje mund të shihen në kohë reale me pajisje super të përparuara: është e drejtë të modernizohet dhe të përfshihen profesionistë të veçantë.

Të kesh një trajner që monitoron performancën, mënyrën e të ngrënit, gjumin e një lojtari mund të jetë një aspekt i  rëndësishëm për Milanin.

Sidomos nëse marrim parasysh dëmtimet e shumta që u kanë ndodhur lojtarëve vitet e fundit.

Qëllimi i  pronësisë, i Gazidis, Maldini dhe Massara është të përmirësojë cilësinë e punës dhe stafit.

Milani dëshiron të kalojë të gjitha skuadrat italiane për sa i  përket përmirësimit të performancës, por edhe shëndetit të secilit lojtar.

Ne do të shohim nëse Azzalin, i  zgjedhur për këtë, do të jetë në gjendje të bëjë një ndryshim në këtë kuptim jo vetëm për botën e Milanit, por edhe për të gjithë futbollin italian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu