Rinovimi: Zlatan si Maldini dhe Costacurta! Plani i Maldini & Gazidis

Ai është 39 vjeç, por niveli i Zlatan Ibrahimovic është ende shumë i lartë. Një provë tjetër që e dëshmon (e disata brenda 2020) ishte derbi i fundit që u fitua nga Milani kundër Interit me një dygolësh vendimtar.

Qendërsulmuesi suedez është i vetëdijshëm se ai nuk është i njëjtë me atë që ishte dhjetë vjet më parë, por ai ka përvojë për të menaxhuar veten dhe në fakt duket më pak vite sesa ato të treguara nga karta e identitetit.

Performancat flasin qartë dhe për këtë arsye drejtuesit e Milanit tashmë po reflektojnë për një rinovim të mundshëm të kontratës.

Paolo Maldini dhe Ivan Gazidis u përpoqën jo pak për ta bërë atë të nënshkruante zgjatjen deri në qershor 2021, sepse Mino Raiola nuk bëri asnjë zbritje në kërkesën e angazhimit neto prej 7 milion euro.

Por sot QS (Quotidiano Sportivo) shkruan se në javët e ardhshme drejtuesit kuqezi mund të propozojnë një rinovim vjetor të Ibrahimovic.

Qendërmbrojtësi suedez do të vinte të vishte fanellën kuqezi edhe në moshën 40 vjeç, siç ka ndodhur tashmë në të kaluarën me Paolo Maldini dhe Alessandro Costacurta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu