Rinovimi tjetër veç Kessie, klubi kërkon ballafaqim për një arsye! Agjenti nuk hyn fare këtu

Milani tashmë ka humbur Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu në një transferim falas, por rrezikohet të humbasin lojtarë të tjerë në të njëjtën mënyrë. Siç dihet, Franck Kessie dhe Alessio Romagnoli kanë kontrata që skadojnë në qershor 2022. Dhe vështirësitë në rinovime janë gjithashtu të njohura…

Negociatat me agjentin e mesfushorit Ivorian kanë vazhduar për më shumë se një vit dhe marrëveshja mbetet shumë larg. George Atangana vazhdon të kërkojë rreth 8 milionë euro në vit, kundër ofertës 6-6.5 të bërë nga kuqezinjtë.

Në sfond janë Paris Saint-Germain dhe Liverpool, gati për të kënaqur kërkesën e agjentit. Do të jetë shumë e vështirë të blindohet mesfushori kuqezi, pavarësisht faktit se ai vetë tha se ishte i vendosur të qëndronte në fund të korrikut.

Sipas asaj që u shpjegua nga La Gazzetta dello Sport, një takim me Romagnoli është paracaktuar për të kuptuar nëse ekziston mundësia e rinovimit të kontratës. Deri më tani, kapiteni i Milanit gjithmonë është sjellë profesionalisht, duke mos lejuar veten të ndikohet nga situata e tij kontraktuale.

Synimet e tij për të ardhmen nuk janë të qarta dhe menaxhmenti do të donte një ballafaqim për t’i kuptuar ato.

Sigurisht duhet thënë se, në çdo rast, rinovimi i kontratës së Romagnoli do të jetë i komplikuar. Ai tashmë merr një pagë shumë të lartë (rreth 5 milionë euro neto në sezon) dhe klubi kuqezi sigurisht që do t’i ofronte një shifër më të ulët se ajo aktuale.

Përveç kësaj, marrëdhëniet jo të jashtëzakonshme me agjentin Mino Raiola duhet të merren parasysh. Daljet e tij të fundit në lidhje me lamtumirën e Donnarumma e kanë shqetësuar Milanin dhe kjo e bën edhe më të vështirë të negociojë me të.

Por, vullneti i kapitenit eshte kryesori dhe sipas asaj qe eshte mesuar ne media, Romagnoli e pelqen jashte mase jeten ne Milano dhe eshte mesuar e ambjentuar aty. Duke shkuar diku tjeter, ndoshta ne Torino te Juventusi, mund te mos ishte me i lumtur si te kuqezinjte…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu