Rinovimi Ibrahimovic-Milan: zgjidhja e mundshme

Rinovimi i Zlatan Ibrahimovic me Milanin Po vonon të vijë, por mund të bëhet.

Të dy palët duan të vazhdojnë së bashku dhe një marrëveshje pritet të arrihet.

Edhe pse për momentin duket se ka pak distancim mes ofertës së klubit dhe kërkesës se Mino Raiola, do të gjendet gjuha e përbashkët.

Gazetari sportiv Nicolò Schira beson se një pikë takimi mund të jetë duke fiksuar një pagë prej 6 milionë euro neto dhe duke shtuar bonuset.

Milani deri tani jep deri në 5 milionë plus çmimet, ndërsa Raiola pretendon 7-7,5.

Shoqëria kuqezi është treguar e gatshme të bëjë një sforcim ekonomik për të mbajtur Ibrahimovic, por ka një buxhet që duhet respektuar.

Skuadra do të mblidhet në Milanello me 24 gusht dhe klubi shpreson të arrijë me rinovimin e kontratës se Zlatan të firmosur.

Ditët e para të javës mund të jenë vendimtare për të arritur një marrëveshje ekonomike përfundimtare./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu