Rinovimi Ibrahimovic-Milan, avokatët në punë për kontratën/ SHIFRAT

Vazhdojnë kontaktet mes Milan dhe Mino Raiola për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic.

Klubi kuqezi ka besim që do arrijë tek firmat për një kohë të shkurtër.

Ideja është që të arrihet tek “Po-ja” përfundimtare brenda 15 gushtit, megjithatë mbledhja është parashikuar me 24 gusht.

Sa ma parë të arrihet një marrëveshje aq me mirë, në mënyrë që shoqëria të përqendrohet në situata të tjera të merkatos.

Il Corriere dello Sport shpjegon se avokatët janë që 10 ditë në punë për të përfunduar kontraten vjetore të Ibrahimovic.

Drejtuesit e Milan janë në kontakt të vazhdueshëm me Raiola për detajet rreth bonuseve që mesfushori do të marrë.

Brenda kësaj jave mund të ketë tym të bardhë.

Kontrata që avokatët e Zlatan po vlerësojnë parashikon 4,5-5 milionë të ardhura neto plus bonuset e lidhura me arritjet personale dhe të skuadres.

Disa çmime janë të lidhura me prezenca dhe gola, të tjerë me fitoren e Europa League dhe klasifikimi në 4 pozicionet e para të kampionatit.

Milani ka kuptuar sa i rëndësishëm mund të jetë Ibrahimovic pavarësisht moshes 39-vjeçare.

Për këtë ka dëshirë ta mbajë dhe t’i japë rol qendror në projektet.

Tani i takon atij dhe Raiola-s të vendosin të përshpejtojnë përpjekjet për zgjatjen e kontratës.

Klubi kuqezi po pret me besim një telefonatë nga Montecarlo, ku ndodhen dy të fundit./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu