Rinovimi i Romagnoli, eksperti i merkatos flet: situata!

Mund të ketë një lëvizje në mbrojtje në lidhje me Milanin në merkaton e ardhshme! Pas goditjes “Tomori”, drejtuesit po synojne të blejë një qendërmbrojtës tjetër të ri.

Dje raportuan zëra nga Gjermania, më saktësisht nga gazeta gjermane Weltfussball.com, në lidhje me interesimin e Djallit për Dan-Axel Zagadou, mbrojtësin francez 22-vjeçar të Borussia Dortmund.

Përfshirja e një mbrojtësi tjetër si Zagadou, ose të paktën një i kalibrit të tij, do të pakësonte edhe më shumë hapësirën për Alessio Romagnoli. Mbrojtësi roman po luan shumë në këtë periudhë, kryesisht për shkak të dëmtimit të Simon Kjaer, por kontrata e tij skadon në qershor 2022 dhe rinovimi ende nuk ka mbërritur.

Në këtë drejtim, sot Sky foli për këtë çështje.

Gianluca Di Marzio ndërhyri në studiot e Sky Sport 24 këtë pasdite. Gazetari dhe eksperti i tregut foli për çështjen që lidhet me rinovimin e kontratës së kapitenëve të ndryshëm të Serie A. Midis këtyre është padyshim edhe ai i Milanit.

Këto janë fjalët e Di Marzio: “Ne kishim harruar Romagnolin, kapitenin e Milanit edhe nëse ai nuk është më titullar, por ai ka luajtur kohët e fundit. Unë besoj se një negociatë nuk ka marrë asnjëherë hov mbi rinovimin”.

Për këtë arsye, ditët e fundit, Juventusi i Massimiliano Allegrit, jo i ri për goditjet me kosto të ulët të këtij lloji, po avancon për mbrojtësin. Bardhezinjte do të donin që te fuqizoheshin me kuqeziun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu