Rinovimi i Calhanoglu, zbulohet mesazhi privat në rrjetet sociale që u fshi menjëherë!

Rinovimi i Hakan Calhanoglu është një tjetër temë e nxehtë e Milanit ashtu si ai i Gigio Donnarumma.

Fantazisti turk është përparësia te drejtuesit kuqezi, duke pasur parasysh skadimin e kontratës në qershor 2021.

Ditët e fundit ka pasur zëra për një super-kërkesë nga Calhanoglu dhe agjentin e tij Gordon Stipic, madje edhe më të larta se 6 milion euro neto.

Milani do të bëjë gjithçka mundet për të mbajtur Calhanoglu, pasi ai u bë një titullar fiks dhe bazë te skema e Stefano Piolit sezonin e kaluar, duke rritur gjithashtu besimin dhe pëlqimin te tifozeria kuqezi pas kritikave.

Realiteti i ngjarjeve të orës së fundit duket se gjen një zgjidhje: Calhanoglu është shumë afër zgjatjes së kontratës së tij me Milanin.

Edhe pse ka klube të tjera të interesuara – mes tyre sidomos Manchester United – numri “10” i lindur në 1994, përmes rrjeteve sociale ka dhënë provën e parë të rinovimit!

Zbulimi vjen nga faqja Banditi Rossoneri në Instagram. Pas një historie të botuar nga profili i menaxhuar nga tifozët e Milanit, Calhanoglu u përgjigj privatisht me komentin “Qëndroni të qetë, do të rinovoj”.

Një pranim që duket se shuan çdo diskutim tjetër. Ndër të tjera, media sociale ka kohë që është bërë një lloj automjeti i lajmeve të bazuara, duke përfshirë komente, pëlqime dhe situata të tjera sqaruese.

Problemi është se menjëherë pas kësaj faqja në fjalë hoqi si historinë e saj ashtu edhe përgjigjen e Calhanoglu.

Ndoshta sepse vetë turku ka kërkuar privatësi dhe nuk ka dashur që të ekspozohet kaq shumë publikisht.

Sidoqoftë, kontaktet midis lojtarit dhe “Rossoneri” kanë filluar që prej disa kohësh.

Deri në fund të vitit 2020, Milani me siguri do të duhet të përshpejtojë kohën, duke shpresuar se rrjetet sociale do të tregojë të vërtetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu