Rinovimi i Calhanoglu, mesazh “social” i turkut për Milanin: distanca e kontratës

Rinovimi i Calhanoglu me Milanin po e bën klubin dhe tifozët të presin edhe pak. Ka ankth dhe durimi po soset sepse lojtari turk është thelbësor për kuqezinjtë për pjesën tjetër të këtij sezoni dhe më gjerë.

Calha ka gjithçka që kur filloi sezoni. Shfaqjet e tij të mira kanë qenë një rritje e vazhdueshme, edhe kur fiziku ka qenë i lodhur.

Pioli në Milano riktheu dëshirën dhe shkëlqimin te thuajse të gjithë futbollistët kquezi, në veçanti te Hakan Calhanoglu.

Turku me numër “10”i mund të shprehet më së miri në rolin e mesfushorit sulmues: një pozicion që duket i bërë posaçërisht për të. Por, ka një kontratë që skadon në qershor 2021.

Rinovimi i tij ka çuar në diskutime në gazeta dhe media nga e gjithë Evropa, pasi agjenti i lojtarit kërkon një rritje të pagës deri në 5 mln euro, ndërsa kuqezinjtë janë ndalur te 3.5-4 mln euro.

Fillimisht u fol për një kërkesë prej 7 milion në sezon. Pastaj Stipic ra në 5 milion. Por Milani ka ngelur në 3.5 milion euro dhe 4 deri me bonuset.

Palët u takuan për të diskutuar rinovimin, megjithatë, një takim tjetër do të jetë i nevojshëm për të arritur një marrëveshje. Të dy duhet të bëjnë një përpjekje për të gjetur akordin.

Mes shumë zërave që i janë drejtuar Calhanoglu skuadrave të tjera, ai gjithmonë ka pretenduar t’i japë përparësi Milanit të tij.

Dje, përmes një historie në Instagram, mesfushori sulmues duket se i ka dërguar një sinjal të fortë ekipit dhe tifozëve kuqezi. Calha në fakt ka publikuar një foto që e portretizon atë duke përqafuar Calabria.

Historia e IG mban fjalët “Kurrë mos u dorëzo”. Më poshtë, etiketimi i AC Milan me një zemër. Dihet mirë se Milani dhe Hakani nuk dorëzohen kurrë. Performancat e fundit të ekipit e konfirmojnë këtë. Por mesazhi i turkut duket se flet qartë: as Milani nuk do të heqë dorë. A është rinovimi gjithnjë e më afër?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu