Rinovimi i Calhangolu, bisedimet e avancuara! Eksperti i merkatos zbulon detajet e fundit

Milan duhet të rinovojë kontratat e Hakan Calhanoglu dhe Gianluigi Donnarumma. Ato janë përparësi duke qenë se nuk kanë mundësi t’i humbin në një transferim falas.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë të angazhuar në dialog me agjentët për të gjetur një marrëveshje.

Sa i  përket Calhanoglu, gazetari sportiv Nicolò Schira shpjegon se negociatat janë në një gjendje të përparuar.

Një zgjatje pritet deri në qershor 2024, por Milan ofron një pagë prej 3.5 milion euro neto në vit kundrejt një kërkese prej 5 mln euro.

Duhet ende të gjendet një marrëveshje ekonomike për pagën e numrit “10” kuqezi. Klubi tashmë ka bërë një përpjekje të madhe duke propozuar një rritje prej 1 milion euro mbi pagën aktuale.

Tani i  takon lojtarit dhe agjentit të tij të rishikojnë pretendimet ekonomike, gjithashtu sepse një pagë prej 5 milion eurosh në sezon duket e tepruar.

Ndoshta Milani do të jetë në gjendje të shtojë bonuse në ofertë, por Calhanoglu nuk duhet të ekzagjerojë në kërkesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu