Rinovimi ende nuk vjen, për Kessie lëviz në fshehtësi edhe një klub italian veç PSG dhe Tottenham

E ardhmja e Franck Kessie vazhdon te jete nje “mjegull” dhe është e pashmangshme të mos e lidhësh performancën e tij “të dobët” me çështjen e rinovimit…

PSG tashmë eshte hedhur ne sulm dhe sipas thashethemeve që qarkullojnë, ka edhe nje oferte gati 10 mln euro ne sezon, e paarritshme për klubin kuqezi. Një rast shumë i ngjashëm me atë të Donnarumma, i cili preferoi të refuzonte propozimin e pasur të Maldinit për të pranuar atë edhe më të pasur të parizienëve.

Kessie mund të bënte të njëjtën rrugë, por kini kujdes nga surprizat e mundshme. Disa burime tashmë kanë folur shpesh për Interin, por në Itali ka një klub tjetër që mund të mendojë për një sulm ndaj tij në një transferim falas.

Sipas asaj që u raportua nga Fantacalcio.it, Juventusi gjithashtu mund të jetë në gjurmët e Kessie. Bardhezinjte duhet të ndryshojnë disa pjesë në mesfushë dhe Kessie mund të jetë i duhuri për ata.

Vitin tjetër Juve mund të heqë qafe disa nënshkrime të rënda, siç është ai i Aaron Ramsey, i cili kurrë nuk ka bindur në përvojën e tij italiane.

Në këtë pikë do të kishte vend për manovrim për t’i bërë një ofertë të rëndësishme Kessie dhe agjentit të tij, në mënyrë që të kompozonte një mesfushe të re dhe cilësore me Locatelli dhe Bentancur.

Tabloidët anglezë kanë shkruar disa herë për interesimin e Tottenham: në fakt, Spurs do të ishin të gatshëm ta merrnin atë që në janar, ndoshta në një shkëmbim me Tanguy Ndombele, një opsion që kuqezinjve mund t’iu pelqeje.

Përveç klubit të stërvitur nga Nuno Espirito Santo, Liverpool, Manchester United do të ishte gjithashtu në gjurmet e tij, por ka dhe një sy te Chelsea, i cili mund të bëjë “pazar” në Milano pasi bleu Lukaku në verë për mbi 100 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu