Rinovimet te Milani, Raiola del “zbuluar” mbi Romagnoli!

Mes kontratave që duhet të rinovohen dhe kanë ende pak kohë është edhe ajo e kapitenit Alessio Romagnoli, që pasi është kthyer nga dëmtimi ka qenë ndër më të kritikuarit nga tifozët dhe opinioni përgjithësisht.

Marrëdhënia aktuale me Milanin skadon në qershor 2022 dhe aktualisht mbrojtësi fiton 3.5 mln euro në sezon, por Mino Raiola pretendon 5 mln euro për rrogën e mbrojtësit për të rinovuar të paktën deri në vitin 2024.

Praktikisht një rritje thuajse 35% në krahasim me kontratën aktuale të kapitenit. Milani, në anën tjetër, ka gati një ofertë që shkon deri në 4 mln euro, por gjuha e përbashkët mund të gjendet nëse vihen bonuse në dispozicion.

Megjithatë, ky diskutim do të nisë nga janari i vitit tjetër kur edhe do të ketë më shumë qetësi për të negociuar, pasi aktualisht Donnarumma dhe Calhanoglu janë dy diskutimet e momentit, pasi kontrata i skadon në qershor 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu