Drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara ka folur rreth rinovimeve te Milani që po bëhen problem aspak i vogël dhe tifozët tashmë kanë frikë se Donnarumma dhe Calhanoglu do të largohen…
“Ndodhemi në bisedime me agjentët e Donnarummës dhe Calhanoglu. Jemi të qetë, lojtarët janë të përqendruar tek ekipi dhe ndeshjet që na presin.

Shpresojmë të gjejmë sa më shpejt akordin e rinovimeve. Të dy djemtë janë shumë të lidhur me Milanin, ne jemi të ndërgjegjshëm për vlerat që kanë dhe besojmë fort të rinovimi me ta. Edhe me Ibrahimovic sigurisht“, theksoi Massara.