Rinovimet e kontratave, Maldini sqaron pozicionin e tij dhe falënderon Elliott për dy afrime

Rinovimet e kontrata janë një temë e nxehtë te Milani dhe dihet që tashmë tifozët duhet të blindojnë yjet e tyre, mbi të gjitha Calhanoglu dhe Donnarumma, kontratat e të cilëve skadojnë në qershor.

Paolo Maldini, drejtori teknik kuqezi, gjatë intervistës së gjatë për BeIn Sport, u ndal edhe te kjo temë.

“Ne kemi tre lojtarë kontratat e të cilëve skadojnë dhe gjithashtu kemi kontrata që skadojnë në 2022. Por është praktikë normale, jemi duke punuar.

Unë gjithmonë them se dy prej nesh duhet të jenë të lumtur për të arritur një marrëveshje, lojtarët janë profesionistë dhe ata mendojnë 100% për fushën. Shpresa është të gjejmë një marrëveshje së shpejti”.

Për Giampaolo: “Në vitin 2019 ne filluam me Giampaolo por nuk funksionoi. Pas humbjes në Bergamo kundër Atalanta Elliott na dëgjoi për Ibrahimovic, ideja për t’i dhënë ekipit të ri pikë referimi si Zlatan dhe Kjaer funksionoi, dhe nga këtu kanë ardhur rezultate të shkëlqyera”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu