Rinovim me tërheqje litari! Kessie-Milan, ja ku ka ngecur ende…

Në shtëpinë e Milanit, përveç merkatos në hyrje, çështja e rinovimit të kontratës së Franck Kessie gjithmonë zë vendin e parë. Kuqezinjtë qartësisht nuk duan ta shtyjnë pa fund këtë process, duke iu druajtur precedentëve të Donnarumma dhe Calhanoglu, të cilët ikën falas. Kjo është arsyeja pse Paolo Maldini e ka me nxitim mbylljen e kësaj çështje.

Pra, duhet “burgosur” me kontratë të re ai që ishte padyshim lojtari më i mirë i sezonit të kaluar. Pranuar gjerësisht edhe nga Pioli.

Ekonomikisht, palët janë bërë dukshëm më të afërta se disa javë më parë, kur përfaqësuesi i Kessie nuk lëvizte nga kërkesa prej 6 milionë eurove (neto) në sezon, përballë ofertës së klubit prej 5 milionë, plus bonuse të përfshira.

Tani Milani ka arritur pragun prej 6 milionë, por duke marrë parasysh edhe bonuset.

Në këtë moment, “tërheqja e litarit” vazhdon, por ndjenja është se në fund do të ketë “tym të bardhë”, duke pasur parasysh rëndësinë parësore të Kessie në projektin kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu