Rinis stërvitja kuqezi pas 2 ditësh pushim, rishfaqet Calha me grupin. Kjaer dhe Diaz nesër kontrollet

Milani është rikthyer në stërvitje pas dy ditësh pushim. Stefano Pioli kishte çmuar grupin me këto dy ditë pas fitores ndaj Bologna dhe për t’u shplodhur duke pasur kohë në përgatitjen e ndeshjes së fundjavës përballë Crotone në “San Siro”.

Për më tepër, sot Hakan Calhanoglu ka zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin pasi u negativizua nga Covid-19. Këtë e ka shprehur edhe në rrjetet sociale me një postim.

Turku, ashtu si edhe Mandzukic dhe Tomori, ditën e djeshme ishin gjithashtu në Milanello për t’u stërvitur veçmas dhe pse trajneri kishte kërkuar pushim dhe nuk ishte zgjedhje opsionale,

Sa i përket të dëmtuarve, nesër si Simon Kjaer ashtu edhe Brahim Diaz do t’i nënshtrohen kontrolleve instrumentale për të kuptuar gjendjen fizike të dy lojtarëve.

Vazhdon sakaq rikuperimin edhe Matteo Gabbia, që ka nisur të vrapojë dhe së shpejti do të bashkohet me grupin kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu